Berlin, 1 nëntor, NOA- Pas zbulimit më të fundit të paketave me lëndë shpërthyese nga Jemeni, Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka pranuar mangësitë në masat e sigurimit.
Terroristët kishin shfrytëzuar faktin që transporti i mallrave ajrore kontrollohej relativisht pak, tha ai. Njëra prej paketave me lëndë shpërthyese që do të shkonte në SHBA ishte nisur nga aeroporti Köln/Bonn për në Britani të Madhe.
De Maiziere njoftoi se këto vende të dobëta në kontrollin e transportit ajror duhet të mbyllen. Gjatë kërkimeve për autorët që fshiheshin pas kësaj ngjarjeje, autoritetet amerikane dyshojnë ndërkaq për Ibrahim Hassan el Asiri-n, që mbahet si një figurë udhëheqëse e organizatës terroriste të El Kaida-s në Arabinë Saudite.
Ndërkohë autoritetet jemene kishin liruar përsëri një studente 22 vjeçare, e cila u arrestua si e dyshuar për këtë ngjarje.
NOA/DV