English

Moti vazhdon i mirë, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 1 nëntor, NOA - Dita e sotme do te nise me kthjellime dhe vranesira te herepashershme ne bregdet dhe zonat e uleta, ndersa me vranesira me te dendura ne zonat malore. Ne mesdite do te kemi shtim te vranesirave ne te gjithe vendin ku ne zonat malore ne lartesine mbi 1300 metra do te kete reshje te pakta debore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira ne te gjithe vendin, ndersa zonat malore do te mbeten me shira te dobet e lokale. Ne te njejtat kushte atmosferike do te jemi ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 - 3 grade rritje ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë mesatare me shpejtesi deri ne 35 km/h nga drejtimi veriperendimor ndersa deti do të gjeneroje dallgezim 4 ballë.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe zona e Alpeve do te perfshihen nga nje sisitem i fuqishem vranesirash dhe reshjesh shiu e debore. Problematike serish do te jete italia Veriore ku shirat do te jene me rrembim dhe intensitet te larte, shoqeruar me stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe. Sistemi i vranesirave dhe shirave gjate nates do te perfshije te gjithe italine. Me vranesira dhe reshje debore do te jete nje pjese e vendeve skandinave por intensiteti i tyre do te jete me i dobet. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit europian do te jete me kthjellime dhe vranesira te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Zona e Alpeve alarmon stuhi te forta ere dhe debore;

Skandinavia rrezikohet nga temperatura te uleta.

n.e/NOA

KOMENTE