English

Mungojnë avokatët, shtyhet serish gjyqi i Gërdecit

Tiranë, 1 nëntor, NOA – Mungesa e avokatëve është bërë dhe këtë herë shkak për shtyrjen e një prej gjyqeve më të rëndësishëm në vend që ka të bëjë me zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.

Sot seanca e Gërdecit do të shqyrtohet provat që ka mbledhur Prokuroria kundër të pandehurve që akuzohen si persona përgjegjës për shpërthimin e ndodhur në 15 mars të vitit 2008.

Shtyrja e seancave për këtë gjyq është e përsëritur duke qenë se avokatët nuk janë paraqitur në disa seanca. Ndërkohë që dy seanca janë shtyrë për shkak të arrestimit që ju bë për korrupsion një prej avokatëve të kësaj çështje.

Gjyqi i Gërdecit ka një numër rekord të pandehurish. Janë 29 të arrestuar për këtë çështje nga forcat e policisë.

a.k/NOA

KOMENTE