Holandë, 1 nëntor NOA - Pas një viti të kaluar në koma si pasojë e një hemorragjie cerebrale, u nda nga jeta në Holandë, Anna Busato, për të cilën bashkëshorti Martien Van den Burgt, kishte kërkuar që ta transportonin në vendlindjen e sj në Itali.
Anna Busato, siç bëhet e ditur nga mediat lokale, u nda nga jeta më 14 tetor teksa ndodhej në një kurë për të sëmurë në gjendje mjaft të rëndë. Ishte një vdekje natyrore, bëri të ditur bashkëshorti i saj, për pasoja pneumatike.
“Qëndrova pranë saj deri më 14 tetor, kur vdiq, më pas vazhduam me funeralin së bashku me prindërit dhe miqtë më të ngushtë”, - shpjegoi Van den Burgt.
r.b/NOA