Tiranë, 1 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 1 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme përgjigjen e përgatitur nga kryeministri Berisha ndaj ofertës së selisë rozë për reformën zgjedhore. Ato paraqesin edhe djegien e kurorave të vendosura në ceremoninë tek varrezat e Boboshticës dhe reagimin e OMONIA-s. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i reagimit të LSI-së për vajtjet drejt saj nga personazhe të ndryshëm socialistë.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Sekuestrohen pronat 3.1 mld lekë”, i cili citon faktin sesi janë sekuestruar në total plot 3.1 miliardë lekë përmes sekuestrove ndaj të akuzuarve për krim dhe korrupsion.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Reforma, 25% e policëve pa grada”, referuar gjendjes aktuale me gradat e policisë.
“Femrat e dhunuara, rrëfimi i 22-vjeçares: Puna ime si prostitutë në kryeqytet”, është një artikull që citon një intervistë nga afër me një prostitutë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Sot përgjigjia/ Berisha rrëzon ofertën e Ramës”, i cili tregon detaje nga përgjigjia që kryeministri Berisha ka përgatitur ndaj ofertës së selisë rozë për reformën zgjedhore.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Boboshticë, kurorave që vunë grekët në varreza u vihet flaka”.
Ndërkaq, lidhur me policinë, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Propozimi në qeveri: Makinave të policisë, t’u falet dogana”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Reportazh/ Ekspozohen armët e komunizmit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Shkëlzen Berisha fiton tenderat e ujësjellësit”, i cili tregon sesi djali i kryeministrit drejton tre kompani, të cilat kanë fituar miliona lekë nga tenderimet publike për ujësjellësat.
“Qeveria nuk ka para, shtyhet projekti i rrugës së Arbrit dhe Boshti i Jugut”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet një raporti evropian.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Drejtoresha e Bashkisë: KRRT e bllokuar, shkak prefekti Keltis Kruja”.
“Digjen kurorat në Boboshticë, OMONIA denoncon në prokurori” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Berisha refuzon ofertën e Ramës”, i cili tregon sesi kryeministri Berisha e ka refuzuar ofertën e selisë rozë për reformën zgjedhore, përmes 6 kushteve të vëna nga ana e saj.
Një artikull tjetër i kësaj gazete “Rastet abuzive/ Përjashtimet nga policia”.
Ndërsa çështja e transportit urban në kryeqytet, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Transporti, skadon afati i aboneve, Këshilli Bashkiak ka në dorë zgjidhjen, por nuk mblidhet”.
“Intervista/ Drejtoresha e INSTAT: Formulari i regjistrimit, do ndryshohet përsëri”
është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “LSI: Dera është e hapur për socialistët e vërtetë”, i cili i referohet reagimit të LSI-së për vajtjet drejt saj nga ish-deputetit socialist, Vangjel Tavo.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Futboll/ Skënderbeu për herë të parë në krye të Superligës”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aksion në Lazarat, kapen 100 kg marijuanë”
“Ndërsa në rubrikën “kronikë” do të lexoni “Liri me kusht/ Pas fillimit të Shërbimit të Provës, kanë përfituar 1600 persona deri tani”.
n.e/NOA