Tiranë, 1 nëntor, NOA – Partia Drejtësi dhe Unitet përshëndet nisjen e hetimeve për zbardhjen e skandalit të zhvarrimit të eshtrave të shqiptarëve në fshatin Boboshticë të Korçës.
Me anë të një deklarate të posaçme për mediat, drejtuesit e kësaj force politike vlerësojnë se ky hetim duhet të kishte nisur që në çastin e parë kur u bë publik skandali dhe u bën thirrje autoriteteve që të mos ndalin hetimin deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes.
“Prokuroria duhet të vendosë përpara përgjegjësisë autorët, në mënyrë që të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten”, thuhet në këtë deklaratë.
Duke cituar se PDU i bën thirrje prokurorisë së Korçës që të kryejë një hetim të thelluar deri në zbardhjen e skandalit.
Ndërkaq, prefekti i Korçës deklaroi sot se “nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e komunës që të bëhet fjalë për një mbulim me beton të varrezave që banorëve të zonës”.
Prefekti Mano ka theksuar se incidentet nuk duhet të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se problemi i ngritjes së memorialit të ushtarëve të vrarë gjatë italo-greke do të verifikohet nga organet zyrtare dhe nga komuna.
n.e/NOA