English

Prefekti i Korçës: Nuk është vërtetuar se te memoriali i Boboshticës ka varreza

Korçë, 1 nëntor, NOA - Prefekti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano ka ndërhyrë sot në debatin për ngritjen e memorialit të ushtarëve grek në Boboshticë të Korçës.

Në një konferencë dhënë për mediat, për këtë çështje, Mano ka dekantuar se institucioni që ai drejton është duke marrë informacione zyrtare për këtë çështje.

Ai ka deklaruar se “nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e komunës që të bëhet fjalë për një mbulim me beton të varrezave që banorëve të zonës”.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Korçë raporton se prefekti Mano ka folur dhe për incidentin e ndodhur dje në Boboshticë, ku disa persona të paidentifikuar kanë ndjekur kurorat me lule që kanë vendosur në memorialin e ushtarëve greke. Kurorat u vendosën pak ditë më parë nga përfaqësues të kishës ortake në Shqipëri dhe nga përfaqësues të shtetit grek që vizituan memorialin.

Mano ka theksuar se këto incidente nuk duhet të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Doke folur për problemin e ngritjes së memorialit të ushtarëve të vrarë gjatë Italo-Greke, Mano ka deklaruar se kjo çështje do të verifikohet nga organet zyrtare dhe nga komuna.

a.k/NOA

KOMENTE