Lezhë, 1 nëntor, NOA – Një plagosje e rëndë ka ndodhur para dy orësh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku siç bëhet me dijeni nga forcat e tij policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ka mbetur i plagosur me pistoletë 39-vjeçari Arben Doda, me banim në qytetin e Lezhës.
Ky i fundit, mësohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Menjëherë, nga forcat e policisë së Lezhës, u bë i mundur arrestimi i autorit të kësaj ngjarje, 54-vjeçari Mark Hila, me banim në lagjen Kodër-Marlekaj të Lezhës.
Siç mësohet, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta brenda një lokali në të cilin ndodheshin këta dy persona.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 pistoletë me të cilën i lartpërmenduri ka kryer krimin.
n.e/NOA