English

Shqipëria, një histori suksesi në luftën kundër korrupsionit

Nga New Europe

Ngjitja e Shqipërisë me tetë vende në indeksin e Transparency International për perceptimin publik të korrupsionit nuk është një rastësi, por vjen si rezultat se Shqipëria është duke ndërmarrë hapa pozitivë drejtë fatit të saj evropian.

Shqipëria ka qenë një nga të ardhurit e vonë ne familjen demokratike evropiane. Regjimi komunist që qeveriste vendin deri ne fillim të viteve ‘90 e kishte izoluar komplet vendin nga pjesa tjetër e botës për më shumë se 40 vjet.

Diktatura ishte aq larg nga njerëzit sa pas rënies së saj nuk kishte mbetur pothuajse asgjë në aparatin shtetëror për të drejtuar vendin në një kalim të qetë drejt demokracisë.

Zgjedhjet e vitit 1992 i dhanë fund regjimit komunist 47- vjeçar dhe gjysma e dytë e kësaj dekade u shënua nga një qarkullim i presidentëve dhe kryeministrave. Shumë shqiptarë lanë vendin në kërkim të punës, paratë që ata dërgonin në shtëpi mbetën një burim i rëndësishëm i të ardhurave për vite me radhë.

Sot Partia Demokratike e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga ish-Presidenti, Sali Berisha është në qeveri, pasi ai u rizgjodh në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009-ës, duke mundur kundërshtarët kryesorë socialistët.

Megjithatë mungesa e një makine të besueshme shteti, pas rënies së komunizmit, e çoi shoqërinë në një situatë paligjshmërie, me raste të përhapura ekstreme të korrupsionit. Në një mjedis të tillë, Berisha formoi Partinë Demokratike në fillim të viteve ‘90 dhe në vitin 1992 u bë presidenti i parë i Shqipërisë postkomuniste që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si kryeministër Berisha premtoi të zhdukë korrupsionin, të ul taksimin, të tërheq investime të huaja më të mëdha dhe të zhvilloj infrastrukturën. Duke e gjykuar atë nga këto fakte, mund të arrihet përfundimi se ai po ia del mban. Megjithatë le të shikojmë faktet.

Në qershor 2010 Shqipërisë iu dha Çmimi i OKB-së për Shërbimet Publike. Ndërkohë që listohet si vendi i parë në botë që ka zbatuar 100% prokurimin publik elektronik. Disa ditë më parë më 26 tetor, 2010, në renditjen botërore vjetore të perceptimit publik të korrupsionit nga Transparency International, Shqipëria lëvizi nga 8 pozicione më lartë në krahasim me 2009, duke u renditur e 87-ta nga 178 vendeve. Vetëm në vitin 2005 renditja e Shqipërisë nga e njëjta organizatë ishte në vendin e 126 nga një listë prej 158 vende. Nëntorin e shkuar, Programi i qeverise Amerikane “Sfida e Mijevjeçarit”, për vitin fiskal 2009, e renditi Shqipërinë mbi mesataren në luftën kundër korrupsionit. Raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2010”, e renditi Shqipërinë në vendin e 82 me 3 reforma të reja, krahasuar me vendin e 89 në 2009.

Raportet e 2010 të Bankës Botërore, IFC dhe MIGA Investing Across Borders Report rendisin Shqipërinë sipër mesatares Europiane dhe të OECD-së për: *Investimin ndërsektorial: Rezultati për Shqipërinë është 95%, mesatarja e vendeve të OECD është 90% dhe mesatarja europiane 93%. *Nisja e një biznesi të huaj: Rezultati për Shqipërinë është 98%, mesatarja e vendeve të OECD është 71% dhe mesatarja europiane 71%. Në krye të kësaj një numër organizatash prestigjioze globale si OBT së bashku me mediat e besueshme si Newsweek, Wall Street Journal dhe Euromoney po njohin përmirësimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky vend ka arritur të dyfishojë të ardhurat kombëtare gjatë pesë viteve të fundit, një hap bujar përpara në luftën për të frenuar korrupsionit.

KOMENTE