Gjirokastër, 1 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar me emrin Skerdilajd Veizaj nga qyteti i Vlorës, pasi rezultonte i dënuar me vendim gjykate me 4 muaj burg dhe 280.000 lekë të reja gjobë, për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, vepër kjo e parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person më datën 03.01.2010, ka udhëtuar në drejtim të shtetit grek dhe në pikën e Kakavijës është bllokuar nga policia kufitare pasi në pasaportën dhe lejen e qëndrimit kishte një vulë të dyshuar si të falsifikuar dhe për këtë ka nisur procedimi penal në ngarkim të tij në gjendje të lirë.
Hetimet kanë përfunduar më datën 19.10.2010, ku dhe ka marrë dënimin me 4 muaj burg dhe 280.000 lekë gjobë .
I lartpërmenduri është shoqëruar në dhomat e paraburgimit , si dhe materialet e ndalimit në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA