Librazhd, 1 nëntor, NOA – Deri tani jemi mësuar të dëgjojmë rastet se bashkëshortë të vrazhdë ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre, por ai që do të tregojmë tani flet për një nënë të dhunuar ... nga djali i saj.
Fjala është për një 57-vjeçare me inicialet N.B. lindur ne Librazhd dhe banuese në lagjen 5 në Durrës, e cila iu është drejtuar forcave policore të qytetit bregdetar me ankesën se e rreth sistematikisht djali i saj.
Gruaja, e cila rezulton të jetë e ve, pasi i ka vdekur bashkëshorti, deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike djali i saj, me inicialet E.B., 25 vjeç.
Menjëherë forcat e policisë plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme, ndërsa materialet bazuar në ligjin nr. 9669, të datës 18.12.2006 iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.
n.e/NOA