English

Vjen në jetë një gorillë në kopshtin zoologjik të Londrës

Londër, 1 nëntor NOA - Ka vetëm 2 ditë që ka ardhur ne jetë, por tashmë është e mbuluar me dashuri nga nëna e saj me të cilën luan dhe fle me siguri në trupin e saj.

Bëhet fjalë për një gorillë që ka lindur në kopshtin zoologjik të Londrës. Lindja u zhvillua nën syrin vigjilent të veterinerëve dhe në prani të “tezeve” Zaire dhe Effie. Pas mundimeve për ta sjellë në jetë, tashmë vështirësia qëndron tek prania e saj në shoqëri, në brendësi të një familje dhe në veçanti të babait Kesho që mund të shfaqë shumë xhelozi.

r.b/NOA

KOMENTE