English

Vodhi 70 mijë lekë, arrestohet 37-vjeçarja

Fushë Kurjë, 1 nëntor, NOA – Një 37-vjeçare është arrestuar në Fushë Krujë pasi akuzohet për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se e arrestuara quhet Mimoza Hymerllai, me banim ne qytetin Fushe Krujë.

Ndalimi i saj është bërë dy ditë më parë në orën 12:00. Hymerllai akuzohet se më date 19 tetor i ka vjedhur me anë të mashtrimit shumën prej 70.000 lekesh të reja një tjetër gruaje me iniciale T.G, me banim ne lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.

Pas denoncimit që ka bërë në prokurori T.G strukturat e policisë janë vënë në ndjekje të 37-vjeçares dhe vetëm pasi kanë gjetur adresë e saktë të banimit të saj kanë bërë të mundur dhe ndalimin.

a.k/NOA

KOMENTE