English

Vodhi një mjet Benz që në qershor, kapet autori

Lezhë, 1 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës njoftojnë se rreth orëve të pasdites së sotme kanë ndaluar në flagrancë 29-vjeçarin Alban Çunaj, me banim ne qytetin e Laçit.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, e kanë ndaluar këtë person pasi ai dyshohet të jetë autori i vjedhjes së automjetit Mercedes Benz, ngjyrë e zezë me porto-bagazh, me targa TR 2832 L.

Bëhet me dijeni se ky automjet është denoncuar si i vjedhur më datë 21.06.2010 nga një person me inicialet L.N, 43-vjeçar, me banim në fshatin Ishull-Lezhë.

Nga ana e strukturave të policisë u kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Vjedhje pasurie”, e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, në ngarkim të Alban Çunajt.

n.e/NOA

KOMENTE