Durrës, 1 nëntor, NOA – Forcat policore të Portit të Durrësit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim 40-vjeçarit me inicialet A.B., lindur dhe banues në Shijak.
Siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se ky person është paraqitur në sportelin e pajisjes me leje qarkullimi provizore, i ndodhur në afërsi të sheshit të trageteve të Portit të Durrësit, me praktikën e zhdoganimit për mjetin tip Golf 5, me targa HH–D9242.
Nga verifikimet e kryera nga punonjësit e policisë kufitare të Portit të Durrësit, në bazën e të dhënave të Interpolit, rezultoi se ky mjet figuronte i vjedhur në Hamburg të Gjermanisë, më datë 17.05.2010.
Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike.
n.e/NOA