Kruger, 1 nëntor NOA - Zogu që shihni në fotografi ngjason shumë sikur në vend të kokës së tij ka një peshk. Në realitet ai po përpiqet që të ushqehet me prenë e tij, që e ka kapur në një liqen në parkun kombëtar të Kruger, në Afrikën e Jugut.
Peshku, megjithatë është pak i madh dhe duhet që zogu të gjejë pozicionin e duhur për të arritur që ta gëlltisë atë menjëherë, gjë që duhet thënë nuk është aspak e thjeshtë.
r.b/NOA