Moskë, 2 Nëntor 2010 - Hetuesit rusë thanë se një 16 vjeçar që kishte ikur nga shkolla kishte mbijetuar udhëtimin i fshehur në afërsi të motorit të një aeroplani.
Ky i fundit kishte bërë një fluturim prej 50 minutash dhe ishte ulur në Siberi. Djali kishte udhëtuar me një veshje shumë të lehtë, çfarë e bën dhe më të habitshme mbijetesën e tij, citon radio Free Europe.
Mediat raportojnë se ai kishte vjedhur një shitore para se të fshihej në aeroplan.