English

Afrohen shirat, parashikimi i motit për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 2 nëntor, NOA -Dita e sotme do te ndikohet nga masa ajrore te ngrohta te cilat qarkullojne nga jugperendimi i kontinentit. Kjo do te beje qe i gjithe vendi te jete me kthjellime deri ne mesdite kur priten kalime vranesirash neper territor ku me te dukshme do te jene ne zonat bregdetare.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do të shtoje vranesirat ne pjesen me te madhe te vendit duke bere qe ne oret e vona te mbremjes te kemi grumbullime te vranesirave ne zonat bregdetare te cilat ne mengjesin e se merkures do te gjenerojne shira te dobet e lokale. Temperaturat e ajrit do të pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mengjesit por edhe mesdita do te kete rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perendimor-jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te mbetet 3 balle.

Europa

Europa veriperendore dhe ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira te dendur. Ne gadishullin e Skandinavise do te kete dhe reshje te pakta debore. Problematike serish do te jete siruata ne rajonin e mesdheut dhe italine jugore ku shirat do te jene me intensitete te larta, te shoqeruar me shkarkesa rrufesh. Po ashtu edhe Ballkani verior do te karakterizohet nga vranesira dhe shira por ne sasi me te pakta.

Perjashtim bejne Europa jugperendimore, Europa verilindore si edhe nje pjese e qendres se kontinentit ku dominues do te jete moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia do te mbetet me stuhi te forta ere dhe shira te dendur;

Islanda alarmon stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe;

Spanja rrezikohet nga era e forte dhe dallge te larta;

Skandinavia do te mbetet me temperatura te ulta dhe ngrica.

n.e/NOA

KOMENTE