English

Agjenti i Cassanos po përgatit të ardhmen e lojtarit

Itali, 2 nëntor NOA - Ditën e dielë në mbrëmje avokati, Beppe Bozzo, që kujdeset për Antonio Cassano i ka dërguar një sms mjaft të dashur presidentit të Sampdorias, Garrone. Në mesazhi shkruhej dhe mundësia për tu takuar dhe për të shpjeguar këtë situatë të krijuar mes tij dhe lojtarit.

Agjenti i Cassanos, po pret një përgjigje në lidhje me këtë debat që është ndezur mes lojtarit dhe presidentit të klubit dhe diçka e tillë po kërkohet që të përshpejtohet, pasi tashmë si vetë Cassano ashtu dhe agjenti i tij janë duke menduar për të ardhmen e mundshme që pret talentin italian.

r.b/NOA

KOMENTE