SHBA, 2 nëntor NOA - Alkooli është më i dëmshëm për shëndetin sesa kokaina, kanabis apo ekstaza dhe kjo në lidhje me impaktin që ka ai në shoqëri.
Lajmi është bërë i ditur nga një studim që është publikuar në revistën Lancet.
Sipas këtij kërkimi të drejtuar nga David Nutt, ish-këshilltar i qeverisë në luftën kundër drogës, thuhet se dëmi në kompleks i produkteve alkoolike është superior ndaj heroinës apo drogave të tjera.
Dhe pikërisht në lidhje me këtë fakt po kërkohen të zbatohen strategji tepër të guximshme në strategjine e shëndetit publik.
r.b/NOA