English

Alkooli më i dëmshëm se heroina, kanabisi apo kokaina

Londër, 2 nëntor, NOA - Alkooli është më shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut sesa efekti që mund të japin ndaj tij droga të tilla si kanabis, kokaina apo ekstazitë, parë kjo edhe në lidhje me ndikimin e tij negativ në shoqëri.

Kështu thotë një studim i ri botuar në revistën “Lancet”, i drejtuar nga hulumtuesi David Nutt, ish-këshilltar i qeverisë britanike për luftën kundër drogës, i cili sugjeron se dëmi i përgjithshëm i prodhuar nga alkooli “mund” edhe efektet që jep heroina, dhe për këtë arsye kërkon strategji të guximshme të luftës nga ana e shëndetit publik.

Studimi rihap kështu debatin mbi klasifikimin e drogave në Britani dhe në domosdoshmërinë e zhvillimit të një fushatë globale kundër alkoolizmit.

Nëse drogat janë klasifikuar nga dëmet që ato prodhojnë, Nutt dhe kolegët e tij argumentojnë se alkooli duhet të përfshihet në kategorinë A me heroinën dhe kokainën, përsa i përket dëmeve në shëndet që është i aftë të shkaktojë.

n.e/NOA

KOMENTE