English

Amerikanët sot zgjedhin anëtarët e rinj të Kongresit

Uashington, 2 nëntor, NOA - Amerikanët dalin sot në zgjedhje për të zgjedhurit e dy dhomave të Kongresit, konkretisht për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit.

Këto janë zgjedhjet e dyta të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas atyre presidenciale që mbahen një herë në 5 vjet për të zgjedhur kreun e shtetit.

Por ndërkaq, bëhet me dijeni se amerikanët do të hedhin sot votën e tyre edhe për disa masa në dhjetëra shtete mbi tema të ndryshme si legalizimi i marijaunës apo aborti.

E para nëse miratohet, do të lejojë që çdo njeri mbi moshën 21-vjeçare të mbajë, të transportojë dhe të kultivojë deri në 28 gram marijuanë, duke u përpjekur ta legalizojnë atë për qëllime mjekësore.

Përveç garës për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, në 37 nga 50 shtete do të zhvillohen dhe zgjedhjet për guvernatorët.

Presidenti Barak Obama lidhur sot me këtë proces zgjedhor, u shpreh se “nëse çdonjëri prej atyre që luftoi për ndryshimin në vitin 2008, do të votojë në 2010, atëherë ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”.

Ndërkaq, republikanët nga ana e tyre paraqiten optimistë se kriza aktuale ekonomike dhe ajo me vendet e punës, ka për t’i kthyer me siguri sytë e qytetarëve ndaj tyre.

n.e/NOA

KOMENTE