English

Australi, zbulohet proteina që vret tumorin

Australi, 3 Nëntor, NOA- Një ekip hulumtuesish australianë dhe britanikë ka zbuluar një proteinë që shkatërron tumorin. Bëhet fjalë për perforinën, e cila është në gjendje të shkatërrojë nga brenda qelizat kancerogjene.

Jo vetëm kaq, por perforina është edhe një armë efektive kundër malaries dhe diabetit. Hulumtimi, i kryer nga Universiteti Monash i Melburnit në bashkëpunim me Birkbeck College në Londër dhe publikuar në revistën Nature, tregoi se perforina shkatërron qelizat e infektuara.

"Perforina - thotë koordinatori i studimit, James Whisstock - është arma e trupit tonë që bën pastrimin. Pa atë, sistemi ynë imunitar nuk mund ti shkatërrojë këto qeliza". Pas këtij hapi të parë, shkencëtarët do të fokusohen mbi atë se si ta shfrytëzojnë këtë proteinë për të krijuar ilaçe farmaceutike.

a.e/NOA

KOMENTE