Tiranë, 2 nëntor, NOA – “Në historinë 50-vjeçare të diktaturës Tirana dhe qendra e saj u shembën barbarisht, për të ndërtuar katrahura mongoloide. Të shembësh bashkinë për të ndërtuar muzeun do të thotë të kesh rënë totalisht në një paranojë të totalitarizmit. Të shembësh një sistem vilash të tëra për të ngritur mauzoleun e Enver Hoxhës, ishte gjithashtu pjesë e paranojës së kësaj diktature”.
Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur sot në mbledhjen e Komitetit Shtetëror për Kuvendin e Ri.
Sipas tij, pas 100 vitesh, Shqipëria do të ketë Kuvendin e Ri, i cili do të jetë një parlament funksional për vendin dhe ndërkohë, godina më e bukur e tij.
“Shqipëria aktualisht nuk e ka parlamentin e vet. Sigurisht që çdo sistem ka detyrimet e veta, por kjo qeveri dhe ato para saj, nuk kanë patur mundësi të angazhohen në ndërtime publike sepse kanë patur një mijë probleme të tjera për të zgjidhur, si ndërtimi i shkollave, rrugëve etj”, tha ai.
Duke shtuar më tej se aktualisht vendi paraqet nevojën për parlament të ri dhe në këtë kontekst është ngritur një komitet që po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një parlamenti të ri... (vijon)
n.e/NOA