Britani e Madhe, 3 nëntor NOA - Ka marrë një ofertë prej mijëra sterlinash dhe kjo pasi vuri në shitje identitetin e tij për të përfituar të holla për të paguar një operacion në bërrylin e tij.
Likely Preston, 45-vjeç, nga Littlemore, në Britaninë e Madhe, i ka shitur ofruesit më të mirë numrin e pasaportave, kartave të kreditit, llogarive dhe certifikatave të lindjes. 45-vjeçari ka vënë dhe njoftime nëpër dyqane. “Jemi të autorizuar të shesim identitetin tonë? Faktikisht na përket ne”, - tha në mënyrë provokuese ai. Megjithatë policia nuk është dakord me këtë fakt. Për agjentët diçka e tillë cilësohet si e pa ligjshme, pasi si pasojë mund të kryen vjedhje.
r.b/NOA