Çeki, 4 Tetor, NOA- Në Çeki ka lindur një biznes i ri, pastrimi i shtëpive nga femra dhe meshkuj me veshje intime ose gjysmë nudo
Ata janë quajtur Crazy Clenars dhe janë një grup studentësh të cilët kanë vendosur të fillojnë një biznes të ri fitimprurës duke pastruar banesat e klientëve të veshur vetëm me veshje intime, apo gjysmë nudo.
Një nga themeluesit Katka Kopecka thotë : "Ne e kemi të nevojshme për të gjetur një punë dhe ne nuk mund të gjejmë një më të mirë, kështu që kemi vendosur të hapim biznesin tonë". "Askujt nuk i pëlqen të pastrojë dhe gjithkujt i pëlqen të shohë një trup të bukur" - ka shpjeguar i riu 21 vjeçar, student në Charles University në Pragë. Ky shërbim përfshin një pastrim të plotë të një banese për rreth 170 euro ora. Kompania aktualisht ka 15 anëtarë, pjesa më e madhe femra, por ka dhe meshkuj.
Katka specifikon se puna e tyre nuk është seksuale: "Njerëzit shpesh nuk kanë kohë për të pastruar shtëpinë dhe dëshirojnë të relaksohen. Të shikosh dikë që të pastron shtëpinë në këtë mënyrë , të ndihmon të relaksohesh. Ky nuk është një shërbim prostitucioni, por një kompani pastrimi”.
a.e/NOA