Durrës, 2 nëntor, NOA – Policia tatimore e qytetit të Durrësit bllokoi sot 19 biznese që ushtronin aktivitetin e tyre pa liçencë pranë stacionit të trenit.
Sipas tatimorëve të Durrësit këto subjekte prej disa kohësh ushtronin aktivitetin e tyre të paregjistruar në organet tatimore të qytetit.
Ky aksion i policisë tatimore, është nja aksion zinxhir që synon të bllokojë të gjitha ato biznese të padeklaruara që i fshihen kontrollit tatimor për të mos paguar taksat përkatës për zhvillimin e aktivitetit.
Mësohet se policia tatimore e Durrësit ka konfiskuar edhe një sasi pijesh, që nuk shoqëroheshin me faturat tatimore.
Këto subjekte që nuk paguajnë taksat i kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm degës së tatimeve në Durrës, që llogaritet në miliona lekë.
mit/NOA