English

Elina Duni & band në një koncert në Tiranë

Tiranë, 2 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Këngëtarja Elina Duni rikthehet në Tiranë në një koncert në Akademinë e Arteve më 3 nëntor.

Jazz dhe folk në zërin e saj karakteristik, së bashku me kuartetin, përbërë nga pianisti Colin Vallon, basi Patrice Moret, e bateristi Norbert Pfammatterm.

E ftuar në edicionin e 11-të të stinës së muzikës ndërkombëtare “Klasik”, Duni së bashku me kuartetin e krijuar qysh në 2005-n, do të vijojë turin në kryeqendrat shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Më pas kuarteti do të jetë prezent në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Kuarteti ka dhënë koncerte në klube jazz-i të të gjithë Europës.

Gazeta gjermane “Die Zeit” jep vlerësimet për kuartetin duke shkruar: “Shumë rrallë na dëgjon veshi një muzikë si ajo e Elina Dunit, që transformon këngët shqiptare, rumune ose bullgare në jazz, duke ruajtur në të njëjtën kohë origjinalitetin”.

Duni rikthehet në Tiranë pas një viti, kur ishte pjesëmarrëse në seminarin “Punëtoria e etno-jazz”-it e drejtuar nga bateristi dhe profesori gjerman i jazz-it Dejan Terzic dhe këngëtarja shqiptarja e jazz-it, Elina Duni.

Në këtë workshop ishin pjesëmarrës muzikantë të rinj të këtij zhanri nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Bullgaria.

m.s/mit/NOA
KOMENTE