English

Falsifikuan para e dokumenta, arrestohen 4 persona

Prishtinë, 2 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Kosovës kanë arrestuar në flagrancë një mashkull me inicialet S.B. nga Prishtina, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Falsifikim i parave” dhe gjithashtu dyshohet se ka bërë shpërndarjen e parave të falsifikuara me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas hetimeve policore, i ndaluari në bashkëveprim me dy të dyshuar të tjerë, të nacionalitetit serb me inicialet përkatëse M.R. dhe N.N. të arrestuar në datën 3 tetor, në rajonin e Ferizajt, dyshohet se kanë kryer këtë vepër penale.

Gjithashtu, forcat policore të Prizrenit, nën dyshimin se kanë falsifikuar vërtetimin mbi të kaluarën kriminale, ka arrestuar tre persona me inicialet respektive A.N., I.N. dhe SH.N.

n.e/NOA

KOMENTE