Nju Jork, 3 nëntor NOA - Bukuria dhe rreziku janë elementet e videos së re, “Beautiful Dangerous”, që sheh së bashku Fergien dhe Slash. Këngëtarja e Black Eyed Peas, faktikisht, është veshur në rolin e një fanseje që kërkon të takojë idhullin e saj, në këtë rast kitaristin e famshëm.
Ajo arrin ta joshë pas një koncerti, më pas e drogon dhe e çon në shtëpinë e saj ku e lidh atë dhe e kërcënon me një thikë. Video-klipi është regjistruar në muajin gusht dhe është ideuar pikërisht nga vetë këngëtarja.
r.b/NOA