Gjermani, 3 nëntor NOA - Një humnerë me përmasa prej 40 me 30 metrash është hapur në mënyrë të papritur në rrugët e një qyteti gjerman, ku menjëherë u evakuuan 23 pallate.
Gjithçka ka ndodhur në Schmalkalden, rreth 120 kilometër nga Frankfurti dhe për fat të mirë ky aksident nuk ka pasur viktima. Vetëm një veturë ra në humnerë, ndërsa një tjetër mbeti në limitet e saj.
Sipas një zëdhënësi të policisë pranë qytetit të Suhl, humnera mund të jetë në një thellësi prej 20 metrash. Kryebashkiaku Thomas Kaminski ka shpjeguar se për të kryer matjet e nevojshme të saj është dashur ndihma e një helikopteri. Sipas disa banorëve, gjatë periudhës së luftës së dytë botërore në atë rrugë ndodhej një rifuxho anti-ajrore.
r.b/NOA