Durrës, 2 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Altin Hamiti, lindur dhe banues i këtij qyteti.
Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën 1 armë zjarri automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm; 2 krehra me nga 30 copë fishekë si edhe 2 krehra me nga 10 copë fishekë model 56, të cilat ky person i mbante pa leje.
Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automatikut dhe municioneve të gjetura, ndërsa materialet për veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA