English

Kryeministri: Piramida, me sipërfaqe 4 herë më të madhe nga qeveria

Tiranë, 2 nëntor, NOA Update – “Piramida, është 4 herë më e madhe nga ana e sipërfaqes se vetë godina e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë”.

Kështu ka pohuar ndër të tjera kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur sot në mbledhjen e Komitetit Shtetëror për Kuvendin e Ri, ku është i pranishëm edhe kreu i opozitës, Edi Rama.

“Mazoleu u vendos aty për të përkujtuar kujtimin e një njeriu i cili do të mbetet më gjakësori, më barbari i të gjitha kohërave. Një njeri që e çoi kombin në alternativën për të qenë dhe mos qenë, që ekzekutoi pa gjyq mijëra e mijëra qytetarë të pafajshëm e që rrënoi trashëgiminë kulturore mijëra-vjeçare të shqiptarëve”, tha aimë tej, ludhur me kujtimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Në fund, Berisha shtoi se edhe për aq sa është nostalgjia, sipas tij, kjo do të ishte gjëja më absurde.

“Por normalisht shtrohet pyetja se përse tani ky vendim për këtë projekt të madh. Sepse vetëm tani kjo qeveri ia doli të disponojë të gjitha mjetet për ta realizuar atë”, tha kryeministri Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE