Tiranë, 2 nëntor, NOA - Drejtoria e Policisë në Lezhë ka prangosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një 51 vjeçar, i cili plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 39 vjeçar.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18.35 kur 51 vjeçari Mark Hila në lokalin “Veronika” në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës plagosi me pistoletë shtetasin Arben Doda, banues në qytetin e Lezhës.
Policia e ka prangosur autorin e ngjarjes rreth orës 22.30 dhe në vendngjarje u sekuestrua si provë materiale 1 gëzhojë dhe një orë dore “Orient” si dhe arma e zjarrit pistoletë e tipit “Zastava“ me një krehër me 3 fishekë.
Materialet e çështjes i kanë kaluar për ndjekje penale të mëtejshme prokurorisë së Lezhës.
Sipas saj, Mark Hila do të procedohet për veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë dhe atë të armëmbajtjes pa leje e të municioneve luftarake.
mit/NOA