SHBA, 2 nëntor NOA - Lily Allen ka humbur fëmijën që po e priste, tashmë prej 6 muajsh, së bashku me të fejuarin saj Sam Cooper, më të cilin është lidhur që nga viti i kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i këngëtares 25-vjeçare që i ka kërkuar shtypit të respektojë këtë moment të dhimbshëm të saj.
“Me trishtimin më të madh ju njoftojmë se Lily Allen dhe Sam Cooper kanë humbur fëmijën e tyre. Çifti kërkon të respektohet në privatësinë e tyre dhe që në këtë moment të qëndrojnë të vetëm”.
Kujtojmë se dy vite më parë këngëtarja ka bërë abortin e saj të parë kur ishte e fejuar me Ed Simons të Chemical Brothers.
r.b/NOA