Tiranë, 2 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 2 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme qarkullimin publik në Tiranë, ku trajtohet me shqetësim çështja e mbetjes së qytetarëve pa abone. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe përgjigjia që PD i ka nisur PS lidhur me kërkesat e saj për hetimin e zgjedhjeve. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e rrëzimit në Kuvend të kandidatëve të presidentit për Gjykatën Kushtetuese.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Masakra Dajti, 7 pikëpyetje”, i cili citon detaje nga dosja e masakrës së Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë.
“Gjobitet kandidati i Kushtetueses”, është një tjetër artikull që ndalet në debatin në Kuvend për kandidatët e presidentit për Gjykatën Kushtetuese.
“Letra e plotë e Patozit: Pse nuk i pranojmë dot kushtet e PS”, është një artikull i gazetës që ndalet në detajet e përgjigjes së selisë blu për atë rozë mbi hetimin e zgjedhjeve.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Çabej në letrat nga Kosova”; “Rea Xhillari, në ditëlindjen e shokut të saj, Endri” etj.
Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Bien kandidatët/ Opozita në votim, PD shtyn dekretet e Topit”, i cili flet për rrëzimin në Kuvend të kandidatëve të presidentit për Gjykatën Kushtetuese.
Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Rrëfimi/ Si e ndërtuam muzeun e Enver Hoxhës brenda Piramidës, për stendat na ndihmoi Nexhmija”, që i referohet debatit për shembjen e Piramidës.
“PD letër Ruçit: Jo hetim i pakufizuar zgjedhjeve”, është një artikull që ndalet në debatet mbi hetimin e zgjedhjeve, mes dy selive kryesore të politikës në vend.
Një tjetër artikull i gazetës është edhe “Bie kulla anës lumit të Lanës, strehohen familjet e ngujuara”.
E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Dritëroi flet për varret”, i cili citon të flasë personalitetin e njohur të letrave dhe politikës, Dritëro Agolli, mbi skandalin e Boboshticës.
Ndërkohë një argument tjetër në fushën e religjonit është dhe titulli tjetër “At Jubani: Shteti nuk e njeh meshën e parë”.
“Zgjedhjet në SHBA. Sondazhet favorizojnë republikanët”, është në artikull që i referohet zgjedhjeve të sotme në SHBA për vendet e reja në Kongres dhe Senat.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Mazhoranca thellon krizën me Topin”, i cili flet për rrëzimin në Kuvend të kandidatëve të presidentit për Gjykatën Kushtetuese.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Prefekti i Korçës: Boboshtica, mos na prishni me grekët”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Pashallarët e rinj që kanë privatizuar Shqipërinë”, “Raporti: Nuk janë plotësuar disa kërkesa të MSA”, “PD: PS të shkojë në Kushtetuese ose në Strasburg”, “Kriza e transporteve/ Shoqata: Asnjë abone po nuk u plotësuan kërkesat tona ” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Doris Pack: PS, bllokadë të turpshme integrimit”, i cili flet për deklaratat e lëshuara dje nga europarlamentarja e njohur për Tiranën zyrtare mbi procesin e integrimit.
“Presidenti i UISH: Inflacion infermierësh, arsimim i dobët”, është një tjetër artikull i cili i referohet deklaratave të presidentit të Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Koha Tjetër/ Formula më efektive për t’u dobësuar”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull“Tiranë, shembet mbi Lanë kulla e të ngujuarve të gjakut”.
n.e/NOA