Itali, 3 nëntor NOA - Një djalë 17-vjeçar nga Luca ndodhet në gjendje koma në spitalin Niguarda të Milanos dhe kjo pasi mori një miks drogash (metanfetaminë dhe kanabis) gjatë festimeve të Halloween në qendrën shoqërore të Leoncavallo. Djali u ndje keq gjatë mbrëmjes së shtunës dhe u shtrua menjëherë në spital. Mjekët janë duke vlerësuar hipotezën për të bërë një transplant të mëlçisë.
Tashmë ai është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes dhe për tu theksuar është se nuk ka qenë i vetmi në atë festë që është ndjerë keq. Kanë qenë dhe shumë të tjerë që kanë ndjerë dhimbje, por jo aq të forta sa djali.
r.b/NOA