English

Rrëzimi i qeverisë, trokasin zgjedhjet e jashtëzakonshme

Prishtinë, 2 nëntor, NOA Update – Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga presidenti kosovar aktual në detyrë, Jakup Krasniqi, nëse Kuvendi do të miratonte mocionin e votëbesimit për qeverinë Thaçi, vendi do të shkonte jo më drejt zgjedhjeve të parakohshme, por atyre të jashtëzakonshme. E një gjë të tillë, ushtruesi i detyrës së presidentit, pritet që ta publikojë edhe për opinionin në një konferencë për media.

Kosova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pas një krize politike, e cila u provokua konkretisht nga ikja prej koalicionit qeveritar të partnerit Lidhja Demokratike e Kosovës.

Menjëherë paskëtaj, opozita, përmes Aleancës për Kosovën e Re, e kryesuar nga Bexhet Pacolli paraqiti në Kuvend një kërkesë për mocion votëbesimi ndaj qeverisë së mbetur vetëm me Partinë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi.

E siç ndodhi pak minuta më parë, mjaftuan 66 vota deputetësh pro këtij mocioni që ta delegjitimonin funksionin e qeverisë të mbetur vetëm me një parti qeverisëse si bosht.

n.e/NOA

KOMENTE