Iran, 2 nëntor NOA - Sakineh Mohammadi Ashtiani, iraniania 43 vjeçare, e cila me akuzën e tradhtisë dhe bashkëpunimit për një vrasje pesë vite më parë, do të ekzekutohet ditën e nesërme. Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti ndërkombëtar kundër dënimit me vdekje. Për rastin e Sakineh është interesuar i gjithë shtypi botëror dhe ka pasur protesta të shumta në lidhje me këtë dënim të gruas iraniane.
Në 2006 Sakineh u dënua me 99 goditje me kamxhik për marrëdhënie jashtëmartesore me dy meshkuj të tjerë. Komunikimi që u bë i ditur nga autoritetet iraniane ka bërë të qartë se dënimi i Sakineh do të kryhet menjëherë. Autoritetet e Teheranit i kanë dhënë rrugë të lirë ekzekutuesve për të vazhduar më zbatimin e dënimit. U bë tepër e qartë se ajo do të ekzekutohet ditën e mërkurë.
r.b/NOA