Durrës, 2 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, ndaj një vajze 10-vjeçare me inicialet R.S., e paarsimuar dhe pa adresë fikse banimi.
Kjo pasi, siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, vajza e vogël është denoncuar në polici nga një 19-vjeçare me inicialet D.S., e punësuar si shitëse në dyqanin e “AMC” në lagjen 1 të qytetit të Durrësit.
Ajo ka deklaruar para uniformave blu se para tre ditësh, në mbrëmje, e mitura ka hyrë fshehtas në dyqan dhe i ka marrë në arkë shumën prej 18.500 lekësh duke u larguar më pas me vrap.
Nga ana e policisë u bë i mundur identifikimi dhe kapja e kësaj të mitareje, ndërsa gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore në prani të psikologut dhe të një avokati, kjo e mitur ka pranuar vjedhjen dhe ka dorëzuar shumën e parave.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Vjedhjes”.
n.e/NOA