English

Sot testi për qeverinë Thaçi, Kuvendi voton mocionin

Prishtinë, 2 nëntor, NOA - Kuvendi i Kosovës do të marrë sot në shqyrtim mocionin e mosbesimit për qeverinë aktuale të drejtuar nga kryeministri Thaçi, i kërkuar ky nga partia “Aleanca Kosova e Re”, me kryetar Behxhet Pacollin. Kështu, deputetët kosovarë do të ftohen që të votojnë pro ose kundër qeverisë, e cila paraqitet në krizë pas ikjes nga koalicioni qeveritar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëse ky mocion do të votohet nga shumica e deputetëve kosovarë, i bie që qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi të cilësohej si e dështuar dhe zyrtarisht të mbyllte funksionimin e saj.

Dhe i binte që Kosova të shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe jo drejt atyre të parakohshme, siç ka komunikuar presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.

n.e/NOA

KOMENTE