English

Studimi: Duhanpirësit e kanë trurin të vogël

Berlin, 2 Nëntor, NOA- Një lajm i keq vjen për dashamirësit e duhanit. Duhanpirësit e kanë trurin më të vogël se sa ata që nuk e kanë pirë asnjëherë atë.

Ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e Berlinit (Gjermani) dhe German National Metrology, drejtuar nga Dr. Simone Kuhn dhe botuar në "Biological Psichology". Shkencëtarët kanë studiuar 43 vullnetarë, 22 duhanpirës dhe 21 që nuk e kishin pirë asnjëherë duhanin. Të gjithë u janë nënshtruar rezonancës magnetike. Studimi ka zbuluar se madhësia e trurit të duhanpirësve ishte më e vogël se e jo-duhanpirësve. Për më tepër, ai zvogëlohej me shtimin e cigareve.

Ekipi i Dr. Kuhn pranon se ende nuk dihet nëse shkaku është duhani. Me fjalë të tjera, studiuesit nuk e kanë të qartë nëse zvogëlimi i trurit shkaktohet nga nikotina, apo ndonjë faktor tjetër gjenetik.

Por, ekspertët kanë në mendje një studim të ri mbi personat të cilët e kanë lënë duhanin.

a.e./NOA

KOMENTE