English

Topalli: Vendimi për Parlamentin e ri, ekzistonte që në kohën e Servet Pëllumbit

Tiranë, 2 nëntor, NOA Update – Jemi vonë në lidhje me projektin për ndërtimin e një parlamenti të ri në vendin tonë, ndërsa jemi diskutuar akoma në parim se a duhet të bëhet një gjë e tillë.

Kështu është shprehur kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë fjalës së mbajtur sot në mbledhjen e Komitetit Shtetëror për Kuvendin e Ri, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, duke kërkuar prej tyre mirëkuptimin për të ndërtuar një parlament të ri dinjitoz, që Shqipëria të mos cilësohet si një vend pa parlament.

Ajo i ka kërkuar edhe opozitës, si pjesë e rëndësishme e parlamentit që ta miratojë këtë projekt, i cili sipas saj, është hartuar që në kohën e ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

“Kam gjetur një vendim të tij për një parlament të ri”, tha ajo, duke shtuar e jemi i vetmi vend që nuk ka ende një parlament dinjitoz, krahasuar madje edhe me vendet e rajonit.

n.e/NOA

KOMENTE