Britani e Madhe, 2 nëntor NOA - Vajza e shefit të MI6, të shërbimeve sekrete të jashtme të Britanisë së Madhe, rrezikon të vërë në siklet babin e saj, sir John Sawers.
Corinne Sawers, 23 vjeç, është paraqitur tepër e lumtur me një kallashnikov në duar përballë një peme të vitit të ri dhe kjo në një foto që është publikuar në Facebook.
Arma është tepër e ngjashme me ato që bënin pjesë në koleksionin personal të irakenit Saddam. Sipas "Daily Mirror", arma i është dhuruar Sir John, pas përfundimit të misionit të tij në Irak.
r.b/NOA