English

Vetëvendosje! shpërndan programin në ekspozitë

Therandë, 2 nëntor, NOA - Sot në qytetin e Therandës u bë hapja e ekspozitës me fotografi të aktiviteteve 5-vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe njëkohësisht u bë shpërndarja e programit politik të saj, shpalosur ditë më parë.

Në proces e sipër, mbi 70 qytetarë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje!

Ndërkaq, përveç qytetarëve të pranishëm ishin edhe KFOR austriak, të cilët ishin të interesuar për aktivitetet në fotografi e gjithashtu edhe për programin politik të ofruar nga Lëvizja Vetëvendosje!

n.e/NOA

KOMENTE