Tiranë, 2 Nëntor 2010 NOA - Një sasi prej afro dhjetë kilogramë lëndë e fortë narkotike e llojit kokainë u zbulua mbrëmjen e sotme në Tiranë, i konfirmoi agjencisë NOA, një burim zyrtar i Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Droga e fortë me vlerë në tregun e zi prej të paktën një milion euro, u kap në zonën e ish Kombinatit “Misto Mame”, ku dhe u ndaluan dy persona të dyshuar si trafikantë.
Konfirmohet se janë shoqëruar dhe dhjetë vetë, kurse operacioni po vazhdon nga forcat e policisë dhe në Durrës pasi u zbardh se kokaina vinte në Tiranë nga qyteti bregdetar.
Policia refuzoi të japë emrat e të ndaluarve pasi hetimet dhe aksioni po vijon.
e.r/NOA