Lezhë, 3 Nëntor 2010 NOA – Një 20 vjeçar nga Shkodra u arrestua pasdreken e sotme nga policia e Lezhës pasi sulmoi seksualisht një rumune, nuse e vëllait të tij dhe tentoi ta përdhunojë duke e plagosur disa herë me thikë gjatë aktit të dhunshëm.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Ura e Drinit, në fshatin Mabe të rrethit Lezhë, ku Alban Suma ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me nusen e vëllait, Marinela Melcea.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise Qarkut Lezhe i thanë agjencisë NOA se 25 vjeçarja, lindur në Karajova - Rumani me banim të përkohshëm në Kretë - Greçi, ka bërë përpjekje që të shpëtojë nga abuzimi seksual.
Por gjatë kundërshtimit Suma e ka qëlluar disa herë me thikë në disa pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë.
Rumunia e dëmtuar është dërguar ne Spitalin Rajonal te Shkodres ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se u kryen te gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhe per veprën penale te “Marrëdhënies seksuale me dhune me te rritura e mbetur ne tentative” dhe “Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative”, në ngarkim të 20-vjeçarit Alban Suma.
Gjithsesi, këto veprime u kryen kryesisht mbi bazën e denoncimit të 25 vjeçares rumune. Kurse pritet fjala e të dyshuarit për të sqaruar pozicionin e tij në këtë ngjarje.
e.r/NOA