Tiranë, 3 nëntor, NOA – Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e anëtarëve të bordit drejtues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, të përzgjedhur nga sektori ekonomik privat.
Me propozimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, bëhet me dijeni se konkretisht ata do tw jenw Seyhan Pencapligil, drejtor Ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave; Edmond Leka, president i Union Bank dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave; Gjergj Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit dhe Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “SIGAL” dhe kryetar i shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
n.e/NOA