Egjipt, 3 nëntor NOA - Al Kaeda ka konfirmuar se “të krishterët duke filluar që nga ky moment janë objektivi kryesor dhe kjo pas ultimatumit të skaduar, në të cilin i kërkohej kishës koptike të egjiptiane të lironte dy femra.
Lajmi është bërë i ditur nga qendra e monitorimit të siteve në SHBA.
“Ultimatumi ka skaduar, - thuhej në komunikim – Të gjithë qendrat , organizatat, institucionet dhe besimtarët krishterë janë objektiv për muxhahidinët”.
Terorristët kishin kërkuar lirimin e dy grave egjiptiane, Camilia Chehata dhe Wafa Constantine, gra priftërinjsh të cilat mbaheshin kundër vullnetit të tyre. Krahu i armatosur i Osama Bin Laden i kishte dhënë kishës një ultimatum prej 48 orësh kundrejt lirisë së myslimaneve të “burgosua”.
r.b/NOA