Tiranë, 3 nëntor, NOA – “Bukën tonë të përditshme, Rama, kryetari i bllokmenëve të rinj, e ka kthyer në mashtrime, shpifje dhe trillime të përditshme. Por gënjeshtra tani në Shqipëri i ka këmbët e gjata”.
Kështu u shpreh sot gjatë një deklarate për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, fitimi i tenderit nga Shkëlzen Abdullah Berisha dhe shpifja që ky qenka djali i kryeministrit është shuplaka që zoti Rama ka marrë në fytyrë bashkë me turpin e tij prej shpifësi.
“Edvin Kristaq Rama, kryestrumbullari i korrupsionit në Ballkan, ka vetëm një program: shpifje, gënjeshtra, trillime, si mjeti i vetëm për të mbuluar 20 % e lejeve të ndërtimit.
Lepuri që ke në bark, në zyrë, në bashki, pallate e konto bankare nuk fshihet me fushata shpifjeve e sajimesh të padenja për një politikan”, citoi Alibeaj.
Duke e akuzuar Ramën më tej se Lepri dhe 20% janë në kontratën e bërë publike me emër, mbiemër dhe këtë nuk e luan topi.
“Plani i kullave 35 katëshe është me firmën e vet Edi Ramës. Këto nuk i mbulon dot as me poshtërimet që i bën mediave që përdor dhe as me deputetët që dhunon, as me shpifjet që sajon”, apeloi në fund deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
n.e/NOA